Muzeu i Krujes (Foto Sotnews)
Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ka pasur rritje të numrit të vizorëve. Rreth 80 mijë vizorë kanë hyrë në muzeun e Krujës nga fillimi i vitit. Ky është një dyfishim i numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Muzeut, numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë polakët, italianët dhe spanjollët, citon “ATSH”.
Nga janari deri në dhjetor 2023, muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u vizitua nga 110.162 vizitorë, ku 50% ishin vizitorë të huaj, 30% vendas dhe 20% nxënës dhe studentë. Por duke parë trendin, duket se këto shifra do të tejkalohen këtë vit.
Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente origjinale apo riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. (Irma)