Foto nga CFP
Kina po përgatitet për zbatimin në shkallë të gjerë të Sistemit të Navigimit Satelitar "BeiDou" (BDS), sipas një njoftimi të fundit të publikuar nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit.
Ministria planifikon të caktojë disa qytete pilot për të demonstruar aplikimin e "BeiDou" në konsumin masiv, prodhimin dhe sektorët e rinj, të tillë si interneti industrial dhe inteligjenca artificiale (AI).
Me qëllim që BDS të fuqizojë industritë, Kina do të kultivojë ndërmarrje drejtuese, do të përmirësojë cilësinë e prodhimit dhe do të formojë një ekosistem të fortë industrial.
Në njoftim thuhet se projektet pilot do të përqendrohen në tre fusha, që janë konsumi masiv, prodhimi dhe inovacioni i integruar.
Në konsumin masiv, qytetet pilot do të fokusohen në fusha të tilla si telefonat e zgjuar, pajisjet e mbajtshme, kompjuterat tablet, mjetet e përbashkëta të udhëtimit dhe dronët e lartësisë së ulët. Ndërmarrjet do të inkurajohen të krijojnë dhe prodhojnë pajisje të lidhura me "BeiDou", duke përmirësuar kështu ofertën e produkteve.
Për sa i përket prodhimit industrial, qytetet pilot do të përshpejtojnë zbatimin e "BeiDou" në sektorë kyçë si automjetet, anijet, aeroplanët dhe robotët, thekson njoftimi.