Që nga epoka e re, ekonomia kineze është bërë forca më e madhe nxitëse e rritjes globale me një kontribut mesatar vjetor prej rreth 30 % në rritjen ekonomike botërore; "bashkësia me fate të përbashkëta e njerëzimit", “tre nismat kryesore globale" dhe “vlerat e përbashkëta të mbarë njerëzimit" kanë gjetur një rezonancë të gjerë... Nga të mësuarit në mënyrë aktive nga qytetërimi njerëzor në krijimin e një forme të re të këtij qytetërimi dhe ndarjen e mundësive të zhvillimit të saj, Kina ka theksuar vazhdimisht se vendosmëria e saj për të zgjeruar hapjen ndaj botës së jashtme dhe për të ndarë mundësitë e zhvillimit me botën nuk do të ndryshojë. Kina ka treguar me veprimet e saj se nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe prosperiteti i botës ka gjithashtu nevojë për Kinën.