Presidenti i KiE-së: Jo bisedime ndërkombëtare në emër të BE-së
2024-07-18 10:50:37

Charles Michel dhe Viktor Orban (Foto RTSH)

Pas një letre të dërguar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në lidhje me planin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për paqen Rusi-Ukrainë, presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, bëri të ditur se Orban nuk ka mandat të angazhohet në bisedime ndërkombëtare në emër të BE-së, shkruan “RTSH”.

“Asnjë diskutim për Ukrainën nuk mund të bëhet pa Ukrainën”,- theksoi ai, duke përsëritur qëndrimin e mbajtur gjerësisht nga BE-ja.

Shkëmbimi i letrave u shfaq pasi Komisioni Europian mori vendimin e paprecedentë për të bojkotuar takimet e organizuara nga Hungaria si pjesë e presidencës hungareze të BE-së.

Në letrën e tij, Orban deklaronte se Donald Trump i ka të detajuara planet për paqen Rusi-Ukrainë.

“Jam më se i bindur se në rezultatin e mundshëm të fitores së Trump, përqindja e barrës financiare midis SHBA-së dhe BE-së do të ndryshojë ndjeshëm në dizavantazh të BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare të Ukrainës”,- shkruante Orban. (Elona)