Foto nga CMG
Një grup prej gjashtë autobusësh transmetimi të drejtpërdrejtë me qartësi ultra të lartë (UHD) 8K të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) mbërritën në "Stade de France", stadiumi kombëtar i Francës, duke filluar përgatitjet së bashku me Shërbimet e Transmetimit Olimpik (OBS) për t'ua sjellë drejtpërdrejtë shikuesve Lojërat Olimpike të Parisit.
Foto nga CMG
Disa nga autobusët mbanin pajisje për studion e transmetimit të jashtëm të CMG-së pranë Kullës "Ejfel", ndërsa autobusët e fjalës më të fundit të teknologjisë për transmetimim e drejtpërdrejtë iu dorëzuan OBS-së në "Stade de France".
Autobusët e transmetimit të drejtpërdrejtë do t'i ofrojnë publikut global sinjale UHD 8K të garave të atletikës, si edhe ceremoninë e mbylljes, duke i bërë Lojërat Olimpike të Parisit të parat në histori me një sinjal transmetimi publik UHD 8K.
Foto nga CMG
Si një transmetues dhe organizatë mediatike ndërkombëtare kryesore me më shumë të drejta transmetimi për Lojërat Olimpike të Parisit, CMG-ja pritet të sjellë mbulimin e saj në shkallë më të madhe të Lojërave Olimpike deri më tani.
Lojërat Olimpike të Parisit janë planifikuar të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, ndërsa Lojërat Paralimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator.(Çang Çuo)