Raporti i Komisionit Europian: Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%
2024-07-18 10:33:01

Turizem (Foto ATSH)

Shqipëria renditet e para në rritjen e turizmit, me 86 për qind, duke lënë pas vende të tjera të rajonit. Të dhënat e raportit të Komisionit Europian për udhëtimet tregojnë se vende të vogla si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë parë rritjen më të fortë të tregut në 6 muajt e parë të vitit 2024, shkruan “ATSH”.

Sipas raportit, Shqipëria është tërheqëse për turistët e huaj, teksa kohët e fundit është shfaqur një tendencë rritëse e vizitorëve aziatikë.

Udhëtimet ndërkombëtare kanë ardhur në rritje në të gjithë kontinentin krahasuar me vitin e kaluar. Destinacionet e Europës Jugore, përfshi edhe Shqipërinë, kanë nxitur rritjen e turizmit europian dhe mbeten vazhdimisht e preferuar për kushtet e favorshme klimatike, si dhe për kostot e përballueshme. (Elona)