Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi të martën variantin e përditësuar të raportit “Perspektiva ekonomike botërore”, ku parashikohet se rritja e ekonomisë kineze në vitin 2024 do të jetë 5 %. Kryeekonomisti i FMN-së Pierre-Olivier Gourinchas u shpreh se ekonomitë e reja të Azisë, si Kina, janë energjia kryesore e ekonomisë globale.
Foto nga CMG
Në gjysmën e parë të këtij viti, Kina ka bërë përparim të fuqishëm në një numër superprojektesh, duke demonstruar forcën thelbësore të industrisë kineze të prodhimit. Të mërkurën, një platformë detare nafte dhe gazi me një peshë të përgjithshme rreth 30 000 tonë, e projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të pavarur nga Kina, u instalua në fushën naftëmbajtëse Xijiang në pellgun e grykës së Lumit të Perlave, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në aftësitë e pavarura të ndërtimit të Kinës në fushën e pajisjeve të naftës dhe gazit. Fusha naftëmbajtëse Xijiang është 150 - 175 kilometra në juglindje të Shenzhenit dhe, që kur është vënë në shfrytëzim 30 vjet më parë, ka prodhuar një vëllim të përgjithshëm nafte të papërpunuar prej më shumë se 100 milionë metrash kubë.
Përveç kësaj, që nga fillimi i këtij viti, industria e energjisë së erës detare ka hyrë me sukses në një epokë të re, është instaluar "dielli artificial" më i madh në botë, si edhe është përcaktuar koha e dorëzimit të anijes së dytë të madhe turistike të prodhuar nga Kina. Të tëra këto superprojekte demonstrojnë edhe një herë fuqinë e industrisë prodhuese të Kinës, dhe gjithashtu promovojnë kërkimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm dhe përparimet e kompanive të mëdha të prodhimit të pajisjeve.
Tani qytetet e Kinës po kanë hyrë në periudhën e rëndësishme të shndërrimit urban. Në krahinat e ndryshme të Kinës, sipas kushteve vendore, po kërkohen metodat për zhvillim sipas karakteristikave të veta. Mësohet se aktualisht, më shumë se 66 000 projekte të rinovimit urban janë zbatuar në të gjithë vendin, me një investim të përgjithshëm prej 2.6 trilionë juanësh. Midis tyre, duke u fokusuar në riparimin e ndërtesave të vjetër, deri më tani janë rinovuar 7.8 miliardë metra katrorë ndërtesa dhe janë forcuar më tej siguria e ndërtesave dhe ruajtja e energjisë. Lidhur me rinovimin e zonave të vjetra të banimit në qytete, vitin e kaluar u rinovuan 53 700 lagje të vjetra dhe u instaluan 36 000 ashensorë.
Me ardhjen e pushimeve verore, tregu i konsumit është optimist. Tregu i filmave dhe i shfaqjeve kulturore është "i nxehtë". Edhe sektori i turizmit po lulëzon. Kështu, por çlirohet më tej gjallëria e ekonomisë verore.
Sipas të dhënave të sektorit hekurudhor, nga 1 deri më 15 korrik, hekurudhat e Kinës kanë transportuar gjithsej 211 milionë udhëtarë, 6.5 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe me një normë mesatare rritjeje 14.034 milionë udhëtarë në ditë.
Me zgjerimin e sferës së heqjes së vizave dhe përmirësimin e politikave të hyrjes në kufi, Kina ka mirëpritur më shumë turistë të huaj. Në gjashtë muajt e parë të këtij, numri i hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve në portin e Xiamen-it vazhdoi të rritet, duke arritur gjithsej më shumë se 2.32 milionë, me një rritje prej afro 90 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 200 000 të huaj kanë hyrë në Xiamen nëpërmjet portit të këtij qyteti dhe më shumë se 17 000 udhëtarë kanë aplikuar për procedurën "Tranzit pa viza 144/24 orë për të huajt", me një rritje përkatësisht 3 herë dhe 1.6 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme. (Çang Çuo)