Foto nga MPJ
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë përhapur qëllimisht informacione të rreme, kanë hedhur baltë mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kinë, kanë vendosur kufizime vizash pa dallim për zyrtarët kinezë, kanë ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës dhe kanë shkelur rëndë ligjin ndërkombëtar e normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kina është shumë e pakënaqur dhe e kundërshton me vendosmëri një gjë të tillë.
Disa ditë më parë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit publikoi një deklaratë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të promovojnë mbajtjen e përgjegjësisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kinë. Departamenti amerikan i Shtetit po merr masa për të vendosur kufizime vizash për zyrtarët kinezë që dyshohet se janë "të përfshirë në shtypjen e komuniteteve të margjinalizuara fetare dhe etnike".
Lin Jian theksoi se, si kundërmasa, Kina do të vendosë reciprokisht kufizime vizash për zyrtarët amerikanë që sajojnë gënjeshtra për çështjen e të drejtave të njeriut lidhur me Kinën, promovojnë vendosjen e sanksioneve kundër Kinës dhe dëmtojnë interesat e Kinës. (Çang Çuo)