
Foto nga CMG
Të martë, avioni i madh amfib i krijuar në mënyrë të pavarur prej Kinës “AG600” përfundoi një test fluturimi në temperaturë të lartë dhe nivel të lartë lagështie.
Testi u krye në qytetin Nanchang të provincës Jiangxi dhe u nda në dy faza: "ekspozimi i avionit në diell" dhe "testimi i sistemit". Në ditën e provës, avioni “AG600” u ekspozua fillimisht në diell për më shumë se 5 orë në mjedis me temperaturë mesatare që i kaloi 35°C dhe lagështi mesatare mbi 44%. Pastaj avioni filloi të fluturojë në lartësi të paracaktuar dhe vazhdoi duke përfunduar një seri manovrash. Fluturimi zgjati më shumë se 2.5 orë.

Foto nga CMG
Fluturimi testues në temperaturë e lagështi të lartë është një pjesë e rëndësishme e projektit e testimit të fluturimit për certifikimin e modelit “AG600”, i cili verifikon funksionet e sistemit dhe performancën e avionit në kushte mjedisore me temperaturë e lagështi të lartë.
Aktualisht, gjithsej katër avionë “AG600” po kryejnë fluturime testimi të vlefshmërisë ajrore në disa krahina në të njëjtën kohë. Më përpara avioni “AG600” kishte kryer fluturime testimi në temperaturë të ulët. (Çang Çuo)
