Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, ka filluar trajnimin e stafeve arsimore për rritjen e aftësive digjitale për përdorimin efektiv të smartlab-eve.
Universiteti i Tiranës/Foto:VCG
Ky trajnim kryhet në kuadër të projektit të Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare që është në fazën e dytë të tij për instalimin e 216 smartlab-eve në 200 shkolla në vend, shkruan “RTSH”.
Në fazën e parë të trajnimit, ku u angazhuan Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, i Histori-Filologjisë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës u përfshinë në trajnim 200 drejtorë shkollash dhe 52 përfaqësues të zyrave të arsimit parauniversitar.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ndoqi nga afër trajnimin në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ku theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për përmirësimin e aftësive digjitale të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve.
Sipas saj, ky trajnim, synon të pajisë stafet arsimore me aftësi dhe kompetenca digjitale të nevojshme për të përgatitur nxënësit për sfidat e shekullit XXI.
Pas 100 laboratorëve të parë smart, janë 216 laboratorë të tjerë që sapo janë instaluar në shkollat tona. Synojmë që më shumë se 640 shkolla të jenë pjesë e këtij programi, duke finalizuar këtë investim madhor të qeverisë shqiptare për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve, duke filluar nga klasa e parë. (Irma)