Trenat e mallrave Kinë-Europë, "trena ari" plot mundësi zhvillimi
2024-07-17 16:12:55

Ditët e fundit, numri i trenave të mallrave Kinë-Europë që kanë qarkulluar sivjet i kaloi 10 mijët, duke e arritur këtë shifër 19 ditë më herët se vitin e kaluar. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian u shpreh të martën në një konferencë shtypi se këta trena janë si një "karvan devesh çeliku" dhe "trena ari" plot mundësi zhvillimi.

Që nga fillimi i këtij viti, trenat Kinë-Europë kanë transportuar mbi një milion kontejnerë standardë me mallra, 11 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i udhëtimeve nëpër linjat kryesore perëndimore, qendrore e lindore u rrit përkatësisht 13 %, 20 % dhe 5%. Numri i udhëtimeve të bëra në itinerarin jugor është rritur 15 herë. Deri tani, trenat e mallrave Kinë-Europë kanë mbërritur në 224 qytete të 25 vendeve evropiane dhe mbi 100 qytete në 11 vende aziatike. Një numër i madh kompanish të tregtisë ndërkufitare dhe shërbimit të zinxhirit të furnizimit janë krijuar në zonat përgjatë linjave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas zëdhënësit të diplomacisë kineze, me epërsitë në shpejtësi dhe qëndrueshmëri, këta trena janë bërë një markë përfaqësuese e ndërtimit të "Një brez, një rrugë". Tani ata transportojnë mbi 50 000 lloje mallrash të 53 kategorive, duke i dërguar më shpejt e me tarifa më të ulëta produktet cilësore kineze jashtë vendit dhe duke krijuar kanale të reja tregtare për biznesmentët e huaj që duan të futen në tregun kinez.

Foto:VCG

Foto:VCG

 Lin Jian shtoi se, në të ardhmen, trenat Kinë-Europë do të vijojnë ta bëjnë botën një vend më të ndërlidhur, duke nxitur zhvillimin ekonomik global me shërbime më të mira, më efektive dhe më të sigurta. (Zhang YanArtan)