Vuçiç bisedon me Melonin: Samit mes dy qeverive në Beograd gjatë këtij viti
2024-07-17 14:52:37
Vucic-Meloni (Foto La Repubblica)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren italiane Giorgia Meloni, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me situatën gjeopolitike, situatën në rajon, bashkëpunimin dypalësh, si dhe rrugën europiane të Serbisë.
Presidenti Vuçiç njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se gjatë bisedës është rënë dakord për mbajtjen e një samiti të dy qeverive në Beograd deri në fund të 2024-s, shkruan “RTSH”.
Ai ritheksoi se Serbia e vlerëson shumë bashkëpunimin me Italinë, si një nga partnerët më të rëndësishëm politik dhe ekonomik, ndërsa falënderoi Italinë për mbështetjen që i jep vendit në rrugën drejt BE-së. (Irma)
Lajmet Kryesore