Organizohet për herë të parë në Pogradec Festivali i Peshkatarëve Shqiptarë
2024-07-17 15:19:44

Festivali i peshkimit (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Pogradec do të organizohet për herë të parë Festivali i Peshkatarëve Shqiptarë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, përcjellë nga “ATSH”, kryeministri Rama ftoi të pasionuarit pas këtij sporti, por jo vetëm, që t’u bashkohen peshkatarëve, kuzhinierëve, artistëve, ku nuk do të mungojë muzika, argëtimi, vallet dhe shumë surpriza.

Festivali zhvillohet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Qeveria shqiptare i ka kushtuar një vëmendje të posaçme sektorit të peshkimit, duke e kthyer atë në sektor prioritar.

Ndryshimet e bëra së fundmi në ligjin “Për peshkimin”, synojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të peshkimit dhe rritje e eksporteve, si dhe në përditësimin dhe përafrimin me legjislacionin e ri të Bashkimit Europian në fushën e peshkimit, rregullimin dhe përmirësimin e dispozitave lidhur me infrastrukturën e peshkimit, mënyrën e menaxhimit dhe transferimit të saj, si dhe rishikimin e nivelit të masave për sanksionet e parashikuara. (Irma)