Astma (foto nga Adobe stocks)
Një organizëm që posedon nivele të ulëta të vitaminës D është më i ndjeshëm të manifestojë simptoma të pakontrolluara të astmës. Ky është mendimi i një kërkimi në American College of Allergy, Asthma and Immunology (ACAAI), drejtuar nga Dr. Manbir Sandhu dhe botuar në "Annals of Allergy, Asthma and Immunology". Shkencëtarët kanë shqyrtuar rreth 60 vjet të literaturës mjekësore lidhur me marrëdhëniet mes vitaminës D dhe astmës. Studimi zbuloi se mangësia e vitaminës D është e lidhur shpesh me një funksionim më të ulët të mushkërive dhe një kontroll të reduktuar të astmës. "Evidencat tregojnë se vitamina D ka një numër faktorësh biologjikë që janë të rëndësishëm në rregullimin e mekanizmave çelës për astmën”. Bazuar në këtë, studiuesit besojnë se vitamina mund të veprojë si një terapi mbështetëse për astmën, por gjithmonë duke kujtuar që vitamina D mund të integrohet në një plan për trajtimin e astmës, pasi ka treguar që ka disa përbërës anti-inflamatorë, por nuk duhet kurrë të përdoret si një alternativë ndaj medikamenteve. Astma është një sëmundje serioze dhe ndonjëherë e rrezikshme për jetën, ndaj duhet të trajtohet me përdorimin e ilaçeve të rekomanduara nga mjeku.
Përse këshillohet qëndrimi në det në periudha stresi? Magnezi i cili është gjetur në përqindje të lartë në ujërat e detit demonstron aftësinë e tij kundër stresit. Asgjë nuk është më relaksuese se një kombinim i diellit, flladit dhe tingujtve të valëve. Qëndrimi disa ditë pranë detit ju jep mundësinë për të harruar problemet e përditshme dhe relakson plotësisht. Astma dhe alergjitë... Kripa e detit ka veprim antiseptik dhe antihistaminik, prandaj është shumë e dobishme për lëkurën ndaj reaksioneve alergjike. Ajri i pastër i detit është i ngopur me jonet negative që lehtëson frymëmarrjen dhe kanë efekt të favorshëm në pacientët me astmë.
Semundjet mendore (foto nga Adobe stock)
Çfarë është shëndeti mendor?
Shëndeti mendor përkufizohet si: një gjendje mirëqenieje në të cilën një individ mund të realizohej, të kalojë tensionet e jetës së përditshme, të ushtrojë një punë produktive e të kontribuojë në jetën e komunitetit të tij.
Dimensioni i problemit
Sëmundjet mendore janë ditët e sotme objekte frike, stigmatizimi dhe diskriminimi. Përllogaritet që midis 75%dhe 95% e personave me probleme që jetojnë në vende me të ardhura të ulta dhe të mesme nuk kanë mundësi për të marrë shërbim dhe kurat e duhura. Dimensioni i problemit. Kurimi i sëmundjeve mendore është shumë kompleks e kërkon një përballim multidisiplinor, i diferencuar sipas fazave të jetës. Është pikërisht një ditë për të sensibilizuar problematikat që lidhen me shëndetin mendor dhe mobilizimin e sforcimet për të mbështetur mirëqenien psikologjike.
Ndikimi i temperaturave të nxehta tek tensioni i gjakut
Sipas ekspertëve, moti i nxehtë dhe ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të ulë tensionin e lartë të gjakut. Ata shpjegojnë se përgjithësisht, tensioni i gjakut është më i lartë në dimër dhe më i ulët në verë. Temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut ndërkohë që vetë trupi përpiqet të ulë temperaturën e brendshme. Një gjë e tillë shkakton një rënie të nivelit të tensionit të gjakut. Në mot të ftohtë nga ana tjetër, enët e gjakut ngushtohen dhe tensioni është më i lartë. Përpos të tjerave, shtimi në peshë dhe mungesa e aktivitetit fizik në dimër rrit tensionin e gjakut, thonë ekspertët. Arsyet më të zakonshme për rrahjet e shpejta të zemrës janë temperatura e ngritur e trupit, anemia, rritja e niveleve të hormoneve tiroide, marrja e disa ilaçeve, shtimi i papritur në peshë, dobësia e zemrës si pompë dhe gjendje të ndryshme të shkaktuara nga reagimet psikologjike ndaj stimujve stresues. Rrahjet e shpejta të zemrës duhet të na shqetësojnë gjithmonë dhe nëse janë të vazhdueshme, atëherë duhet gjetur shkaku.
Tensioni i larte ( foto nga Prima Medicine)
Tensioni i ulet (foto nga go red for women)
Nivelet e ngritura të hormoneve të tiroides, si dhe anemia, janë më të zakonshme te femrat, kështu që shfaqja e rrahjeve të shpejta të zemrës është më e shpeshtë edhe te femrat. Anemia është një gjendje në të cilën përqendrimi i hemoglobinës, bartës i oksigjenit në trupin tonë zvogëlohet, për shkak të së cilës organet dhe indet marrin një sasi më të vogël të oksigjenit. Nëse zemra jonë rreh shpejt gjatë aktiviteteve normale, fillimisht duhet të bëjmë një analizë gjaku dhe të kontrollojmë nëse ka hekur në gjak, sepse sidomos te femrat e reja, anemia më së shpeshti shkaktohet nga mungesa e hekurit. Ju gjithashtu duhet të kontrolloni hormonet e tiroides, më pas të analizoni funksionin e mushkërive dhe zemrës dhe kryeni vizitën tek mjeku kardiolog.
Kaliumi është një mineral thelbësor që ka shumë role të rëndësishme në trupin tonë, duke ndihmuar kryesisht në rregullimin e kontraktimeve të muskujve, ruajtjen e funksionit të shëndetshëm nervor dhe rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve. Niveli i ulët i kaliumit ose mungesa e kaliumit njihet edhe si hipokalemia, dhe ndodh kur sasia e kaliumit në gjak është më pak se 3.8 mmol për litër. Humbja e një sasie të madhe të kaliumit nga trupi ndodh shpesh për shkak të sëmundjeve të veshkave ose zorrëve, por edhe për disa probleme të tjera shëndetësore si konsumimi i disa barnave, sëmundja e gjëndrave mbiveshkore (sindroma Cushing) ose një përqendrim i reduktuar i magnezit, i cili në fakt është i nevojshëm për të përpunuar kaliumin në trup. Si të kuptoni se është mungesa e kaliumit Nëse niveli i kaliumit reduktohet ndjeshëm, mund të shfaqen simptoma të pakëndshme. Këto janë ndjenja dobësie dhe lodhjeje, ngërçe të muskujve, probleme me tretjen ose frymëmarrjen dhe çrregullime të ritmit të zemrës. Është e nevojshme të njihni në kohë secilën nga këto simptoma dhe të kërkoni ndihmën e mjekut për të shmangur komplikime të mëtejshme shëndetësore. Përkatësisht, kaliumi luan një rol kyç në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe nëse nivelet e tij janë shumë të ulëta, mund të çojë në një rrahje të çrregullt të zemrës të njohur si aritmi kardiake dhe të shkaktojë sëmundje serioze të zemrës.
Çfarë shkakton mungesa e kaliumit? Nëse niveli i kaliumit reduktohet ndjeshëm, mund të shfaqen simptoma të pakëndshme. Këto janë ndjenja dobësie dhe lodhjeje, ngërçe të muskujve, probleme me tretjen ose frymëmarrjen dhe çrregullime të ritmit të zemrës. Është e nevojshme të njihni në kohë secilën nga këto simptoma dhe të kërkoni ndihmën e mjekut për të shmangur komplikime të mëtejshme shëndetësore. Përkatësisht, kaliumi luan një rol kyç në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe nëse nivelet e tij janë shumë të ulëta, mund të çojë në një rrahje të çrregullt të zemrës të njohur si aritmi kardiake dhe të shkaktojë sëmundje serioze të zemrës. Duhet konsultuar me mjekun kardiolog nëse janë shfaqur disa nga këto simptoma dhe gjithashtu të kryhet testi i nivelit të kaliumit.
Përgatiti: Freskida Miloti