Mbreti britanik i dërgon letër Donald Trumpit pas atentatit
2024-07-16 15:26:32

Foto nga VCG

Mbreti Charles III i ka shkruar një letër private Donald Trump, pas atentatit për vrasje gjatë një mitingu në Pensilvani të shtunën, ka zbuluan “Buckingham Palace”, njofton “Panorama”.

Përmbajtja e letrës nuk është zbuluar, por theksohet se është në përputhje me komentet e kryeministrit britanik Keir Starmer.

Letra iu dorëzua Trump përmes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Uashington.

“Jam i tmerruar nga skena tronditëse në tubimin e presidentit Trump dhe ne i dërgojmë atij dhe familjes së tij urimet tona më të mira. Dhuna politike në çfarëdo forme nuk ka vend në shoqëritë tona dhe mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e këtij sulmi”,- shkroi Starmer në “X”. (Fatosi)