Presidenti ukrainas: Armiku ynë nuk mund të përkufizohet si njerëzor
2024-07-16 15:28:05

Foto nga VCG

“Ne po luftojmë kundër një armiku të tmerrshëm që nuk mund të përkufizohet si njerëzor dhe që është pafundësisht larg krishterimit të vërtetë”,- deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në “Telegram” me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës.

“Ukraina do të jetë gjithmonë këtu. Historia jonë. Njerëzit tanë. Shteti ynë. Ju përgëzoj në Ditën e Shtetësisë së Ukrainës! Dhe falënderoj të gjithë ata që janë me Ukrainën”,- tha Zelenskyi.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi besim të palëkundur në fitore dhe një paqe të drejtë për Ukrainën. Jeta duhet ta kapërcejë këtë konflikt dhe të gjitha të këqijat që ai sjell me vete”,- presidenti ukrainas. (Fatosi)