Atentati ndaj Trump, FBI: Sulmuesi veproi i vetëm
2024-07-16 14:41:42

Atentati ndaj Trump (Foto Panorama)

FBI-ja dha pak detaje në lidhje me tentativën e vrasjes së ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi elektoral në Pensilvani, njofton “Panorama”.

Ende nuk dihet arsyeja pse Thomas Matthew Crooks mund të ketë tentuar të vrasë ish-presidentin, por FBI-ja bëri të ditur se po punon për të përcaktuar sekuencën e ngjarjeve dhe lëvizjet e sulmuesit përpara të shtënave dhe po shqyrton provat e mbledhura.

“Ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, FBI-ja vazhdon të kryejë veprime logjike hetimore për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të lidhur me këtë sulm”,- thuhet në deklaratë.

Crooks nuk kishte asnjë shkelje të njohur në të kaluarën dhe arma që ai përdori në të shtënat ishte blerë legalisht.

“Nuk ka shqetësime aktuale të sigurisë publike”,- bëri të ditur FBI-ja. (Fatosi)