Projektligji për prodhimin e armëve përfshihet me procedurë të përshpejtuar në Parlamentin shqiptar
2024-07-16 10:50:47

Kuvendi i Shqiperise (Foto Kuvendi i Shqiperise)

Në seancën e të hënës Parlamenti shqiptar përfshiu futjen e projektligjit për prodhimin e armëve. Shqyrtimi do të bëhet me 25 korrik,  njofton “ATSH”.

Ky projektligj konsiderohet si një hap i qeverisë shqiptare për të nxitur prodhimin e armëve “Made in Albania”. 

Qeveria synon të ngrejë Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes (AIM). Ajo do të licencojë subjektet për prodhimin dhe tregtimin e armatimit ushtarak.

Pr.ligji parashikon që subjektet që do të merren me prodhimin e armëve “Made in Albania” do të kenë lehtësira fiskale dhe incentiva nëse planifikojnë një investim fillestar prej së paku 25 milionë euro, bëhet e ditur në projektligj. (Fatosi)