Kina e Veriut në gatishmëri të lartë për reshje ekstreme shiu
2024-07-16 16:10:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Rajonet veriore të Kinës po përgatiten për kushte ekstreme moti. Autoritetet kërkojnë gatishmëri të plotë emergjente, për të përballuar kërcënimin e afërt të reshjeve të mëdha. 

Sipas një takimi të mbajtur të hënën nga Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, brezi kryesor i shiut pritet të lëvizë drejt veriut në ditët në vijim. 

Kjo do të sjellë reshje të mëdha shiu në pellgun e Sichuanit dhe rajonin Huanghuai, një zonë gjeografike që mbulon disa provinca, duke përfshirë Henanin, Anhuin, Jiangsun dhe Shandongun.

Ministria e Burimeve Ujore të Kinës ka dërguar dy grupe pune në Shandong dhe Henan, për të dhënë udhëzime mbi masat e parandalimit dhe reagimit ndaj përmbytjeve. Ajo ka aktivizuar një reagim emergjent të Nivelit IV ndaj përmbytjeve në këto dy provinca përgjatë lumit të Verdhë. 

Vendi po hyn në një periudhë kritike të kontrollit të përmbytjeve, e cila zakonisht zgjat nga fundi i korrikut deri në fillim të gushtit.