Foto nga Businessmag
Bashkimi Europian ka investuar mbi 2.5 milionë euro në 19 bashki të Shqipërisë, në një program që ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve lokale, duke numëruar rreth 50.000 qytetarë përfitues, shumica të rinj, njofton “ATSH”.
Në një aktivitet në Shkodër, në kuadër të projektit “EU 4 Municipalities” (BE për Bashkitë), ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh i lumtur për shpalljen e një fazë të re me një buxhet të katërfishuar prej 10 milionë euro. Ai tha se projekti synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë shqiptarët.
Falë 23 ndërtesave publike lokale të rehabilituara nga programi “BE për Bashkitë”, qytetarët tani mund të mbështeten në 68 shërbime bashkiake të modernizuara dhe të përmirësuara. (Fatosi)