Temperaturat e larta (Foto Vizionplus)
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në javën që sapo ka nisur Shqipëria do të përjetojë temperatura tepër të larta. Si në vlerat maksimale, ashtu dhe ato minimale, do të jenë tepër të larta dhe të zgjatura në kohë, shkruan “ATSH”.
Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të anticiklonit afrikan, shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Depërtimit i këtyre masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi relativisht të lartë lagështie.
Termometri mund të shënojë deri në 42 gradë celcius, por që do të ndihen shumë të larta për shkak të lagështirës së lartë.
Vendi gjithashtu po përjeton dhe fenomenin e netëve tropikale. Me temperatura që nuk zbresin më poshtë se 26-27 gradë dhe me lagështirën e lartë në ajër, netët pritet të jenë mbytëse, njësoj si në vendet tropikale, ku në mesditë temperaturat arrijnë 38-40 gradë, ndërsa në mbrëmje nuk zbresin më poshtë së 28-30 gradë.
Autoritetet po bëjnë thirrje për të shmangur sa më shumë kohëzgjatjen e qëndrimit në diell dhe kryesisht kategoritë e njerëzve të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave. (Fatosi)