Foto nga VCG
Vitin e kaluar, normat globale të vaksinimit të fëmijëve mbetën nën nivelet e para pandemisë, raportoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), duke ngritur shqetësime te ekspertët, njofton “ATSH”.
Në vitin 2023, rreth 84% e fëmijëve në mbarë botën u vaksinuan plotësisht kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mirë, një vaksinim i trefishtë i konsideruar si një tregues kryesor i shkallës së vaksinimit të fëmijëve.
Foto nga VCG
Sipas raportit, shifra përfaqëson një rënie të lehtë në krahasim me nivelet e para pandemisë të regjistruara në vitin 2019.
Gjatë pandemisë së Covid-19, shumë vende pësuan vonesa dhe ndërprerje në programet e tyre të vaksinimit.
Sipas OBSH-së dhe UNICEF-it, konfliktet e armatosura janë një tjetër pengesë, ku më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar jetojnë në vende të karakterizuara nga paqëndrueshmëria, dhuna dhe cenueshmëria.
Të dyja organizatat bënë gjithashtu të ditur se më shumë se 100 vende janë prekur nga shpërthimet e fruthit në pesë vitet e fundit. (Fatosi)