Thellimi gjithëpërfshirës i reformave do të nxisë zhvillime të reja në fusha të ndryshme në Kinë
2024-07-16 11:21:30


Foto nga VCG

Thellimi i gjithanshëm i reformave dhe zgjerimi i hapjes ndaj botë ka nxitur shoqërinë kineze të arrijë një sërë rezultatesh. Tashmë Kina ka lidhje më të ngushta me botën. Lulëzimi dhe zhvillimi i Kinës është në bazën e nxitjes së paqes në botë dhe të zhvillimit global.

Denis Simon, studiues në Qendrën Amerikane të Studimeve për Marrëdhëniet Kino-Amerikane u shpreh në një intervistë se si dëshmitar i reformave dhe hapjes së Kinës për më shumë se 40 vjet, ai vlerëson zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme dhe ka besim tek e ardhmja e Kinës.

“Kam qenë në Kinë në vitin 1981 si i huaj, duke dëshmuar procesin e reformave dhe hapjes së vendit. Ndaj kur u ktheva në Kinë kohët e fundit, mund t'i kuptoj shumë mirë rezultatet e saj të mëdha në fushën ekonomike. Nëpërmjet thellimit të reformave, janë përmirësuar jo vetëm kushtet e jetesës së banorëve në qytete të mëdha si Pekini apo Shangai, por edhe hendeku midis zonave urbane dhe rurale. Dhjetëra milionë kinezë kanë dalë nga gjendja e varfërisë. Kina po lëviz vazhdimisht drejt qëllimit të prosperitetit të përbashkët.”

Denis Simon pret që Kina të vazhdojë thellimin e reformave të përgjithshme, të nxisë modernizimin e stilit kinez dhe të arrijë zhvillimin e ri në fusha të ndryshme.

“Shpresoj që vitet e ardhshme Kina të formojë modelin e vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik, si edhe bëhet një grup ekonomik që zhvillon dhe mbështet krijimin e risive. Është e dukshme që Kina ka bërë përparime të mëdha në fushën e automjeteve elektrike, hapësirës, bioteknologjisë dhe fushave të tjera. Kjo lidhet me promovimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit të hapur nga ana e Kinës. Ndaj jam mjaft optimist për të ardhmen e Kinës, veçanërisht duke pasur parasysh që populli kinez është shumë elastik. Ai mund të përballojë çdo sfidë, duke vazhduar rritjen dhe zhvillimin. ”

Foto nga VCG

Mario Boselli, Drejtori i Fondacionit të Këshillit të Kinës në Itali, është mik i vjetër i popullit kinez. Që prej vitit 1978, kur vizitoi Kinën për herë të parë, ai ka qenë mbi 100 herë Kinë. Boselli ka shumë për të treguar për ndryshimet e mëdha të vendit gjatë 40 viteve të fundit. Ai u shpreh në një intervistë se sukseset e arritura nga Kina janë unike në botë.

“Gjatë vizitës time të parë në Kinë, teksa po kaloja rrugën në një kryqëzim, më bëri shumë përshtypje fluksi i madh dhe i pandërprerë i biçikletave. Më tronditi. Mund të them se në atë kohë gjithçka ishte shumë bazike në Kinë, madje dhe hotelet nuk ishin shumë të mira. 

Sot hotelet e Kinës janë të klasit botëror. Në fakt, kur vizitova Kinën kohët e fundit, shpenzova gjysmë ore për të njohur mënyrat e përdorimit, sepse ka shumë paijsje elektrike dhe sisteme informacioni. Mund të them se ndryshimet e Kinës gjatë 40 viteve të fundit janë unike në botë. Nuk mendoj se ndonjë vend tjetër ka përjetuar një zhvillim kaq të jashtëzakonshëm.”

Aktualisht Kina po vazhdon të ndryshojë më tej. GDP-ja renditet në vendin e dytë në botë. Masa e industrisë së prodhimit është në vendin e parë në botë. Kina ka arritur rezultate në fushën e krijimit të inovacionit. Ndërkohë Kina i kushton rëndësi bashkërendimit midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit ekologjik. Të gjitha këto i lanë përshtypje të thella Bosellit dhe ai është plot besim në zhvillimin e ardhshëm të Kinës.

"Kina ka hyrë në fazën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ka vendosur një model ndërkombëtar për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore. Madje është përpara zhvillimit perëndimor në disa aspekte. Në të njëjtën kohë, në fushën e inovacionit shkencor dhe teknologjik besoj se Kina do të shndërrohet nga 'fabrika e botës' në laboratorin 'e së ardhmes' sepse kinezët janë të mirë në mësim dhe plot energji.”(Çang Çuo/Elona)