Gjirokastra po kthehet në qendër të rëndësishme botërore të turizmit
2024-07-16 11:16:32
Foto nga Botasot
Qyteti i gurtë shqiptar i Gjirokastrës shënon 19 vite në UNESCO.
Të qenit pjesë e vlerave botërore të kësaj organizate ka qenë një ngjarje e veçantë për promovimin dhe rijetëzimin e elementëve ndërtimore dhe arkitektonike të qytetit, shkruan “RTSH”.
Në këto vite statusi i Gjirokastrës si një trashëgimi botërore ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në promovimin e saj përtej kufijve të vendit, por edhe në investimet dhe rritjen e ndjeshme të turizmit në këtë qytet.
Vit pas viti numri i turistëve që e vizitojnë qytetin po rritet. Shumë prej tyre e kanë kthyer në traditë rikthimin në Gjirokastër për ta vizituar. (Fatosi)
Lajmet Kryesore