Forca Detare shqiptare në operacionin e NATO-s në Egje
2024-07-16 14:16:12

Forcat Detare (Foto Atsh)

Kontingjenti V i Forcës Detare shqiptare u nis për të marrë detyrën në operacionin e NATO-s në detin Egje.

Njoftimi u bë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”.

“Anija shqiptare u nis nga Distrikti Detar Jugor në Pashaliman, pranë Vlorës. Anija dhe ekuipazhi shqiptar do të patrullojë në zonën e saj të përgjegjësisë në Izmir të Turqisë, nën Komandën e Grupit II të Gatshëm Detar të NATO-s”,- shkroi ministri Peleshi. (Fatosi)