Jep dorëheqjen kryeministrja e Estonisë për të marrë postin e kryediplomates europiane
2024-07-16 14:46:30

Foto nga VCG

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, dha dorëheqjen, për të marrë postin e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian në fund të vitit, duke pasur Josep Borrell, njofton “Panorama”.

Kallas, kryeministrja e parë grua e Estonisë, i dorëzoi dorëheqjen zyrtare presidentit Alar Karis, gjatë një takimi në Pallatin Presidencial në Talin, të hënën.

Dorëheqja e Kallasit shkaktoi automatikisht dorëheqjen e kabinetit të saj tripartiak.

Megjithatë, ai do të vazhdojë të shërbejë si qeveri teknike, derisa të betohet kabineti i ri, me shumë gjasa në fund të korrikut ose në fillim të gushtit. (Fatosi)