Donald Trump jep intervistën e parë pas atentatit
2024-07-16 11:14:04

Donald Trump (Foto Panorama)

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë intervistën e parë pas atentatit me armë zjarri, ku ai mbeti i plagosur në veshin e tij të djathtë, shkruan “Panoraama”.

Në një intervistë mediatike, ai u shpreh se fjalimi i tij do të ishte mbresëlënës.

“Sikur tentativa për vrasje mos të kishte ndodhur, ky do të kishte qenë një nga fjalimet më të pabesueshme, që synonte kryesisht politikat e presidentit Joe Biden. Tani do të jetë një fjalim krejt ndryshe dhe do të jetë një mesazh uniteti për vendin dhe botën. Është një shans për të bashkuar vendin. Mua m’u dha ai shans”,- tha Donald Trump.

Sipas tij, është më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë që vendi të qëndrojë i fortë, i vendosur dhe mos të lejojë që të triumfojë e keqja.

“Faleminderit të gjithëve që më mbajtët në mendimet dhe lutjet tuaja, pasi ishte vetëm Zoti që parandaloi që të ndodhte më e paimagjinueshmja”,- tha ai në platformën e tij të medias sociale, “Truth Social”. (Fatosi)