"Reforma dhe hapja është një lëvizje kyçe që përcakton fatin e Kinës bashkëkohore."
"Ne duhet të vazhdojmë të thellojmë reformat në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të ketë kthim prapa. Trimat fitojnë në momentin kritik të reformës."
Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping ka udhëhequr thellimin e gjithanshëm të reformës me guxim të madh e frymë misioni politik dhe ka krijuar një situatë të re në kauzën e socializmit me karakteristika kineze.
Për më shumë se 10 vjet, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping ka udhëtuar mijëra kilometra në mbarë Kinën, nga qytetet në fshatra, nga punëtoritë në fusha, duke kërkuar këshilla nga njerëzit dhe duke eksploruar çelësin për zgjidhjen e problemeve. Xi Jinping-u ka kryesuar personalisht mbi 70 mbledhje të Grupit Qendror Drejtues për Thellimin e Reformës dhe të Komisionit Qendror për Thellimin Gjithëpërfshirës të Reformës. Ai ka punuar personalisht në çdo fushë dhe ka shqyrtuar e rishikuar me kujdes çdo projektplan të reformës. Me planifikimin, vënien në zbatim dhe promovimin e Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping, thellimi i gjithanshëm i punës së reformës ka ecur përpara me vendosmëri, reforma e sistemit ekonomik është në lëvizje të plotë, reforma e sistemit politik vazhdon të thellohet, reforma e sistemit kulturor po aktivizohet, reforma e sistemit të qytetërimit ekologjik është e vrullshme dhe reforma e mbrojtjes kombëtare e ushtarake është duke u kryer në përmasa të mëdha.
“Kërkimi i lumturisë për popullin kinez dhe i përtëritjes për kombin kinez është aspirata dhe misioni origjinal i komunistëve kinezë, si edhe aspirata dhe misioni origjinal i reformës dhe hapjes në rrugëtimin e ri". Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping do të udhëheqë 1.4 miliard kinezë që të zhvillojnë së bashku reformat në epokën e re për të shkruar një kapitull të ri më emocionues.