Temperaturat e larta, ministrja Koçiu: Kujdes të veçantë fëmijët e të moshuarit!
2024-07-15 10:40:30

Temperaturat e larta në Shqipëri (Foto RTSH)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pas valëve të të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit shkruan RTSH.

Ministria ka vendosur edhe autoambulanca në zonat me fluks më të lartë të qytetarëve dhe pushuesve. 

Në katër qendra shëndetësore në Tiranë ofrohet shërbim 24/7 për urgjencat pediatrike, ndërsa janë 34 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

Ministrja këshillon që  të evitohet ekspozimin në diell gjatë orëve 11:00 am – 18:00 pm për të gjitha grup-moshat, me kujdes të veçantë për foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit.

Veç këshillave ministrja kujton numrin 127 të shërbimit të Urgjencës Kombëtare për t’ju ardhur në ndihmë në çdo moment. Në javën që sapo ka nisur priten te regjistrohen temperatura mbi 37 gradë celsius.(Fatosi)