Sezoni turistik, fluks në portin e Vlorës
2024-07-15 12:12:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Porti i Vlorës, porti i dytë më i madh në Shqipëri po njeh një fluks në rritje të pasagjerëve. RTSH njofton se me dy tragetet e linjës Brindisi - Vlorë kanë mbërritur mëngjesin e së dielës 1250 pasagjerë. 

Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas shqiptar të cilët jetojnë në shtetin fqinj, Itali, ndërsa ka jo pak italianë të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si vend për pushime. Nga porti i Vlorës çdo ditë drejt Brindisit në orët e pasdites nisen 2 tragete.  Në port po punohet me 5 sportele, ndërsa çmimi i biletës për një person është 35 euro, ose 20-30% më lirë se një vit më parë. Pritet që ditët në vijim numri i pasagjerëve në port të vijë në rritje.(Fatosi)