“Tragjedi për botën demokratike” kryeministri Rama dënon atentatin ndaj Trump
2024-07-15 10:29:51

Kryeministri Rama për ish presidentin Trump (Foto Gazeta Panorama)

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar me shqetësim pas atentatit ndaj kandidatit për President të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, shkruan panorama.al.

"Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij" shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.

"Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës", shkruan kryeministri shqiptar Edi Rama.(Fatosi)