Presidenti turk Erdogan (Foto Ora News)
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha në fundjavë se Ankaraja është afër realizimit të qëllimeve të saj në operacionet e saj të vazhdueshme ushtarake kundër luftëtarëve kurdë në Irakun fqinj dhe veriun e Sirisë, njofton ATSH.
“Ne do të përfundojmë shumë shpejt mbylljen e zonës së operacionit në Irakun verior”, u tha Erdogan të diplomuarve të akademisë ushtarake në Stamboll.
Erdogan po i referohej ofensivës së Turqisë të nisur në prill të vitit 2022, e cila synon të shmangë sulmet e PKK-së nga veriu i Irakut. Turqia ka rënë dakord më herët me qeverinë në Bagdad për të bashkëpunuar në shënjestrimin e luftëtarëve të PKK-së në Irak , ku grupi është i vendosur.
“PKK tani është “plotësisht e bllokuar” si në Irak ashtu edhe në Siri”, tha Erdogan.
Turqia ka kryer ofensiva tokësore në veri të Sirisë për të larguar milicinë kurde nga kufiri i saj që nga viti 2016. Ajo kontrollon një pjesë të zonës. Erdogan, së fundmi iu referua planeve për një afrim me presidentin sirian Bashar al-Assad.
Presidenti turk është nën presionin e brendshëm lidhur me mbi 3 milionë refugjatë sirianë në Turqi.
“Ankaraja është e vendosur të mos lejojë asnjë strukturë që mund të përbëjë kërcënim për vendin përgjatë kufijve të Irakut dhe Sirisë”, shtoi Erdogan.(Fatosi)