Atentati ndaj Donald Trump, reagon Presidenti Begaj
2024-07-15 10:38:44

FBI atentati ndaj Trump (Foto ATSH)

Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj kandidatit presidencial në SHBA, Donald Trump, njofton ATSH. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se dhuna politike nuk ka vend në demokraci.

Kreu i Shteti i uron Trump shërbim të shpejtë, ndërsa shpreh ngushëllimet për vrasjen e një qytetari të pafajshëm. “I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump.

I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme.

Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, shkruan në X presidenti shqiptar Bajram Begaj.(Fatosi)