Foto nga VCG
Në 50-vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Gjadrit në Shqipërinë veriperëndimore ka rifilluar funksionimin e saj, njofton RTSH. Ajo ka pritur për herë të parë fluturimin e helikopterit të ri UH-60 Black Hawk në pistën e saj, pjesë e modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare.
50 vite me parë, dy pilotë shqiptarë nga aeroporti i Rinasit, Haki Jupasi dhe Serafin Shegani, u ulën për herë të parë në pistën e sapondërtuar të aerodromit të Gjadrit me avionët supersonic MIG-19 dhe MIG-21.
Tani pas 50 vjetësh, kjo bazë është bërë operative për fluturimin e helikopterëve më të rinj dhe më modernë të Forcës Ajrore të ushtrisë shqiptare.
Në ceremoni morën pjesë edhe personeli trajnues amerikan për helikopterët Black Hawk, duke reflektuar bashkëpunimin shqiptaro-amerikan në zhvillimin e kapaciteteve ajrore të vendit.
Baza e Gjadrit i bashkagjitet bazës ushtarake ajrore të NATO-s në Kuçovë, e cila është vënë në funksion të misioneve taktike të aleancës.
Autoritetet shqiptare kanë deklaruar me këtë rast se Shqipëria merr më shumë përgjegjësi për paqen dhe sigurinë në rajon.