Yavorsky drejton një kompani lojrash në Varshavë të Polonisë. Dy vitet e fundit ai ka eksploruar në mënyrë aktive tregun kinez. Atij i është dashur të udhëtojë shpesh në Kinë për biznes. Kina ka zbatuar së fundmi një politikë provë pa viza për Poloninë, e cila ka sjellë lehtësira të mëdha për biznesmenët polakë si Jaworski.
Yavorsky, kreu i kompanisë së lojrave, tha: "Mendoj se politika pa viza do të jetë një ndihmë e madhe për industritë dhe kompanitë polake, të cilat bëjnë biznes me Kinën, si edhe për njerëzit që duan të krijojnë kompani ose zyra në Kinë. Lëvizshmëria e njerëzve është e nevojshme, ndaj politika pa viza do të stimulojë prosperitetin ekonomik”.
Foto nga VCG
Që nga viti 2023, Kina ka zbatuar në mënyrë të vazhdueshme politika të njëanshme pa viza në 15 vende, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Poloninë. Ajo ka shtuar përjashtimet e ndërsjellta të vizave me shtatë vende të reja, duke përfshirë Singaporin dhe Tajlandën. Kjo politikë i lehtëson shumë turistët e huaj që duhet të udhëtojnë në Kinë për vizita afatshkurtra biznesi, turizmi dhe familjare.
Sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Emigracionit, 14.635 milionë të huaj hynë në Kinë nga pika të ndryshme, në gjysmën e parë të vitit 2024. Prej tyre, 8.542 milionë kanë ardhur përmes hyrjes pa viza, që përbën 52%, një rritje prej 190,1% nga viti në vit.
Urusov Volodymyr, Profesor i Asociuar në Departamentin e Historisë, Universiteti Kombëtar Taras Shevchenko i Kievit në Ukrainë, komentoi:
"Duke vënë njerëzit në radhë të parë, ky nivel më i lartë hapjeje reflekton gjithashtu kujdesin humanist. Pengesat e ndryshme që dikur përbënin vështirësi për të huajt për të ardhur në Kinë, janë zgjidhur një nga një: nga lehtësimi i dhënies së vizave deri te sigurimet shoqërore, shkëmbimi i valutës, pagesat celulare, akomodimi dhe transporti më i përshtatshëm për shkëmbimet e personelit kinez dhe të huaj.
Foto nga VCG
Përveç lehtësimit të shkëmbimit të personelit midis Kinës dhe vendeve të huaja, Kina është gjithashtu e përkushtuar në krahasimin e rregullave ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare me standarde të larta, përmirësimin e mekanizmit të mbrojtjes për të drejtat dhe interesat e investimeve të huaja, ndërtimin e një mjedisi biznesi të klasit të parë, promovimin dhe hapjen institucionale të nivelit të lartë. Hapja e mëtejshme e Kinës do të sjellë mundësi të reja në botë.
Mariana Lisbôa, Drejtuese Globale e Çështjeve të Korporatave të Suzano tha: "Padyshim që Kina po hapet gjithnjë e më shumë ndaj tregut botëror. Ajo po integrohet me rregullat e tregut global dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm. Teksa ekonomia botërore po globalizohet gjithnjë e më shumë, niveli i hapjes së tregut kinez po përmirësohet vazhdimisht. Në fund të vitit të kaluar, qeveria kineze njoftoi që ishin shumë të kënaqur që kufizimet për investimet e huaja në sektorin e prodhimit janë hequr plotësisht, gjë që tregon qartë integrimin e mëtejshëm të ekonomisë së Kinës me ekonominë botërore".
Foto nga VCG
Ekonomia e hapur e Kinës vazhdon të arrijë maja të reja. Në punëtorinë e prodhimit të një kompanie veglash makine CNC, në provincën lindore të Zhejiangut, linja të shumta prodhimi punojnë me kapacitet të plotë, për të përpunuar porositë nga Malajzia. Me përmirësimin e aftësive të pavarura të kërkimit dhe zhvillimin e vizionit ndërkombëtar, procesi i ndërkombëtarizimit të kompanive të makinave industriale të Kinës vazhdon të përshpejtohet.
Lin Zongsheng, kreu i kompanisë së prodhimit tha: "Shitjet kanë ruajtur një normë rritjeje prej më shumë se 20% në vit. Kemi eksploruar me sukses tregjet në zhvillim si Malajzia, Turqia, India dhe Tajlanda."
Foto nga VCG
Në pesë muajt e parë të vitit, vlera totale e importit dhe eksportit të tregtisë së mallrave të Kinës ishte 17.5 trilion juanë, një rritje prej 6.3% nga viti në vit. Në të njëjtën kohë, struktura e tregtisë së jashtme vazhdon të jetë e optimizuar, eksporti i produkteve të nivelit të lartë, të zgjuar dhe të gjelbër nxit rritjen e tregtisë së jashtme.
Dr. Michael Borchmann, ish-Drejtor i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare në Hessen të Gjermanisë theksoi: “Kohët e fundit raportohet se kanë funksionuar më shumë se 90.000 trena mallrash Kinë-Evropë, gjë që pasqyron shkallën e tregtisë dhe shkëmbimit të mallrave, që është gjithashtu pjesë e nismës 'Një brez dhe një rrugë', një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërkombëtar”.
Foto nga VCG
Kina është e përkushtuar të ndërtojë një sistem të ri ekonomik të hapur të nivelit më të lartë, duke promovuar reformën dhe zhvillimin përmes hapjes, duke ndarë mundësitë e mëdha të tregut me vendet e tjera, duke ruajtur hapjen dhe stabilitetin e sistemit ekonomik botëror dhe duke kontribuar në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.