Bregdeti i Shëngjinit, pikë referimi për turistët vendas dhe të huaj
2024-07-15 12:13:50

Bregdeti i Shëngjinit (Foto Motilokal)

Bregdeti i Shëngjinit (Foto Motilokal)

Bregdeti i Shëngjinit është shndërruar në pikë referimi për turistët shqiptarë dhe të huaj gjatë sezonit veror, njofton ATSH.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar të  dielën në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Shëngjinit, ku moti me temperatura të larta, ka nxitur qytetarët të frekuentojnë plazhin e bukur të kësaj zone.

Shëngjini dhe Lezha vitet e fundit janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara.  Vizitorët gjejnë plazhet, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën por edhe shpirtin mikpritës të banorëve. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë.

Tërheqin vëmendjen plazhi “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur,  e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore, Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.(Fatosi)