Atentati ndaj Trump, reagon Rusia
2024-07-15 11:59:10
Foto nga VCG
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një reagim pas atentatit ndaj Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja duhet “të bëjë vlerësim” të politikave të saj të “nxitjes së urrejtjes”, njofton RTSH.
Ajo pretendoi se fondet e SHBA-së për Ukrainën po përdoreshin për të nxitur sulme kundër presidentit rus dhe sugjeroi që SHBA të investonte më shumë në sigurinë e brendshme.
“Ndoshta do të ishte më mirë të përdoreshin këto para për të financuar policinë amerikane dhe shërbime të tjera që supozohen të sigurojnë ligjin dhe rendin në Shtetet e Bashkuara” tha ajo.(Fatosi)
Lajmet Kryesore