foto nga VCG
Kina ka nisur projektin "Rruga e raketave e Pekinit", me synimin për të krijuar një qendër kërkimi shkencor dhe prodhimi në nivel kombëtar, për të mbështetur zhvillimin e industrisë hapësinore komerciale të Kinës.
Në vitin 2023, ndërmarrjet e raketave komerciale private të Kinës, të gjitha me qendër në Pekin, kryen gjithsej 13 lëshime në hapësirë.
Zona e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik Yizhuang në juglindje të Pekinit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 140 000 metrash katrorë. Në të ka një platformë teknologjike, një qendër prodhimi të nivelit të lartë dhe një qendër kërkimi e zhvillimi. Ka edhe plane për të ndërtuar një sallë ekspozite interaktive për shkencën e teknologjinë, që do t'u ofrojë vizitorëve përvoja zhytëse të realitetit virtual.
foto nga VCG
Bashkia e Pekinit parashikon që projekti do të ndihmojë sipërmarrjet raketore në eksplorimin e teknologjive të reja dhe zgjerimin e skenarëve të tyre të aplikimit.
Ndërsa raporti i punës së qeverisë kineze në fillim të këtij viti theksoi përfshirjen e industrisë komerciale të hapësirës si një shtytës i rëndësishëm për rritjen e re, shumë rajone në nivel province, si Shangai, Hunan dhe Sichuan, kanë publikuar gjithashtu plane zhvillimi për të nxitur këtë industri.
foto nga VCG
Të dhënat tregojnë se që nga viti 2015 tregu i përdorimit komercial të hapësirës të Kinës ka njohur një zhvillim të shpejtë, me një rritje mesatare vjetore mbi 20 për qind nga viti 2017 deri në gjysmën e parë të këtij viti, dhe pritet të kapë vlerën 2.34 trilionë juanë (rreth 322.7 miliardë dollarë) në vitin 2024. (Fang Xiaoyu/Artan)