Ministrja Kumbaro kërkon nga qytetarët të sinjalizojnë çdo vatër zjarri
2024-07-14 14:19:06

Zjarr ne Shqiperi (Foto Rtsh)
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, apeloi qytetarët për kujdes e vigjilence, ndërsa u kërkoi atyre mos të ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të sinjalizojnë çdo vatër në mbrojtje të pyjeve, ekonomisë dhe jetës, shkruan “ATSH”.
Ministja Kumbaro bëri të ditur se të gjitha strukturat vendore e qendrore, përfshirë edhe Forcat Armatosura dhe ato të Policisë u angazhuara për vënien nën kontroll e shuarjen e vatrave të zjarrit.
Kjo javë nuk ka qenë aspak e lehtë për qarkun e Gjirokastrës, ku zona e Dropullit është përballur me zjarre masive në këto ditë të nxehta me temperatura tepër të larta, çka e ka bërë edhe më të vështirë menaxhimin e tyre. (Irma)
Lajmet Kryesore
