Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin tek Urgjenca e Pediatrisë
2024-07-14 15:19:58

Urgjenca (Foto Top Channel)

Urgjenca (Foto Top Channel)

Temperaturat ekstremisht të larta të ditëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e sëmundshmërisë te të vegjlit. Në urgjencën pediatrike të QSUT-së ato që mbizotërojnë më shumë janë shqetësimet gastrointenstinale, shkruan “RTSH”.

Shefi i Urgjencës së Pediatrisë, Albert Lama, deklaroi se çdo ditë paraqiten mbi 240 fëmijë. Sipas tij, shumica e rasteve janë të lehta, një pjesë e tyre janë që trajtohen. Fundjava ka një fluks të shtuar.

Delikate gjatë këtyre ditëve është qasja ndaj plazheve dhe pishinave si dhe higjiena ushqimore që shpesh krijojnë kushte për këto shqetësime.

Mjekët apelojnë për plazh të kujdesshëm më fëmijët nën 1 vjeç dhe shmangie të daljes jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. (Irma)