foto nga VCG
Autoritetet belge kanë kërkuar nga qytetarët të shpenzojnë monedhat për mos të pasur nevojë për prodhimin e tyre, shkruan “Panorama”.
Ministria belge e Financave ka nisur fushatë në rrjetet sociale ku bën thirrje për shpenzimin e monedhave. Në Belgjikë ka më shumë se 4.2 miliardë monedha, vlera totale e të cilave është më shumë se 1.5 miliardë euro.
foto nga VCG
Dyqanet belge nuk po mund të kthejnë kusur kur njerëzit paguajnë me para në dorë pasi ka mungesë të madhe të monedhave.
Autoritetet belge pretendojnë se qytetarët po kursejnë monedhat pesë, dhjetë dhe 20 centë. Sipas tyre, këto monedha nuk po qarkullojnë sa duhet.
“Që nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, konsumatorët i kanë përdorur më pak monedhat dhe i kanë ruajtur, duke i penguar të kthehen në qarkullim. Megjithatë, duke qenë se tregtarët kanë nevojë për monedha, ka mungesë”,- shpjeguan shoqatat tregtare.
foto nga VCG
Ata që nuk duan t’i përdorin për pagesë monedhat, mund t’i depozitojnë në një bankë ose t’i dhurojnë për bamirësi.
Autoritetet vlerësojnë se duke kthyer vetëm dy për qind të monedhave të papërdorura në qarkullim çdo vit, më shumë se 5 milionë euro mund të kursehen në koston e prodhimit të monedhave të reja. (Irma)