foto nga CGTN
Autoritetet kineze të emergjencës kanë përdorur një sërë satelitësh, duke përfshirë satelitët meteorologjikë “Fengyun”, për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit pas çarjes së fundit të digës së liqenit Dongting në Kinën Qendrore.
Një digë shpërtheu në kontenë Huarong në varësi të qytetit Yueyang në provincën Hunan, duke shkaktuar përmbytje në zonë të premten. Mijëra punonjës shpëtimi, duke përfshirë zjarrfikës, hidrologë, vullnetarë dhe policë, punuan pa u lodhur për të mbrojtur jetët dhe pronat.
foto nga VCG
Satelitët “Fengyun” siguruan monitorim në kohë reale të reshjeve në zonën e prekur dhe në rajonet pranë, duke ofruar informacione thelbësore për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit emergjent, tha zhvilluesi i këtyre satelitëve të shtunën.
foto nga CFP
Për të siguruar ecurinë e sigurt dhe të rregullt të punës pas katastrofës, Qendra Kombëtare për Pakësimin e Fatkeqësive e Kinës konfirmoi se satelitët “Fengyun” do të vazhdojnë monitorimin nga afër të reshjeve në liqenin Dongting dhe zonat përreth. (Fang Xiaoyu/Artan)