Ministri Balla: Policia e Shtetit do të konsolidojë forcën për të goditur të gjitha format e krimit
2024-07-14 14:21:38

Ministri Balla per krimin (Foto Atsh)

Ministri Balla per krimin (Foto Atsh)

Ministri i Brenshëm shqiptar, Taulant Balla, deklaroi se Policia e Shtetit do të konsolidojë forcën e saj për të goditur të gjitha format e krimit.

Në një postim në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, duke vlerësuar operacionin nga Policia e Tiranës, ku u ndaluan 14 persona për trafikim narkotikës, ministri Balla tha se Policia e Shtetit synon garantimin e sigurisë në komunitet.

“Përgëzime Policisë së Shtetit Tiranë për finalizimin e Operacionit “Tempulli 3” kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve natkotike, duke vendosur para drejtësisë 19 persona (+5 persona ende në kërkim)”, shkruan Balla.

Në njoftimin e ministrit bëhet e ditur se policia ka sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, shuma parash të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe automjete. 

“Do të vijojmë ta konsolidojmë revanshin e sundimit të ligjit kundër të gjitha formave të krimit, për të garantuar komunitete të sigurta”,- bëri të ditur ministri Balla. (Irma)