< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Adelina Ismaili bashkëpunon me Sabri Fejzullahun
2024-07-13 11:19:02

Sabri Fejzullahu & Adelina Ismaili (Foto nga instagrami)

Sabri Fejzullahu & Adelina Ismaili (Foto nga instagrami)

E veshur me fustan nusërie, këngëtarja Adelina Ismaili ka bërë publike pamjet nga klipi i ri që po realizon me artistin e madh të muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu. Ata kanë njoftuar për bashkëpunimin pak ditë më parë, gjatë kohës që ishin duke xhiruar. Nga pamjet e klipit, shihet këngëtarja Adelina Ismaili e veshur me një fustan nusërie, ndërsa Sabri Fejzullahu sa i takon fabulës së këngës, interpreton rolin e babait që përcjell vajzën në altar.  Këngëtarja ka rrëfyer në rrjetet sociale një frazë të këngës së re “Të puth baba lulen e ballit…”.

Ende nuk është bërë me dije data e pubilkimit të këngës dhe videoklipit të saj, por fansat mezi po e presin këtë bashkëpunim. Këngëtarja Adelina Ismaili, i rikthehet muzikës pas shumë kohësh me një këngë të re në duet me Sabri Fejzullahun.

Përgatiti Sava Lena

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree