Kina kundërshton me vendosmëri projektligjin lidhur me Xizangun, të nënshkruar në ligj nga pala amerikane
2024-07-13 18:30:43

foto nga VCG

foto nga VCG

Të premten, sipas kohës vendore, Presidenti i ShBA-së Joe Biden nënshkroi projektligjin "Promovimi i zgjidhjes së Aktit të Mosmarrëveshjeve mbi Xizang ". 

Akti i jep njohje të ashtuquajturit nocion të "Xizangut të Madh" të krijuar nga grupi Dalait. Ai i kërkon qeverisë amerikane dhe Koordinatorit Special të Shteteve të Bashkuara për çështjet tibetiane, që të kundërshtojnë "dezinformimin rreth Xizangut" nga qeveria kineze.

Presidenti Biden tha në një deklaratë se akti "nuk ndryshon politikën e gjatë dypartiake të Shteteve të Bashkuara, për të njohur Rajonin Autonom të Xizangut dhe zonat e tjera tibetiane të Kinës, si pjesë të Republikës Popullore të Kinës".

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se akti shkel pozicionin dhe angazhimet e kahershme të qeverisë amerikane, si dhe normat bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, minon interesat e saj dhe dërgon sinjale jashtëzakonisht të gabuara forcave për "pavarësinë e Xizangut". Kina e kundërshton me vendosmëri dhe proteston ndaj palës amerikane.

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi tha se Xizangu ka qenë pjesë e Kinës që nga kohërat e lashta. Çështjet e Xizangut janë punë të brendshme të Kinës, të cilat nuk shkaktojnë ndërhyrje nga asnjë forcë e jashtme. Xizangu sot gëzon stabilitet dhe harmoni shoqërore, me performancë të shëndoshë ekonomike dhe mirëqenie të njerëzve të mbrojtur mirë. Xizangu po bën përparim të ri në drejtimin efektiv të shoqërisë së tij, ruajtjen e stabilitetit social dhe arritjen e zhvillimit me cilësi të lartë. Askush dhe asnjë forcë nuk duhet të përpiqet kurrë të destabilizojë Xizangun për të kontrolluar dhe shtypur Kinën. Përpjekje të tilla nuk do të kenë kurrë sukses.   (Fang Xiaoyu/Elona)