foto nga VCG
Qeveria amerikane po vendos sanksione të mëtejshme ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me pushtimin izraelit në Bregun Perëndimor.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, individët në fjalë kanë qenë të përfshirë në dhunë kundër civilëve palestinezë, kanë sekuestruar në mënyrë të paligjshme toka në pronësi të Palestinës dhe akte të tjera që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Bregut Perëndimor, shkruan “ATSH”.
Në mënyrë të veçantë, masat drejtohen kundër tre individëve dhe grupit radikal të së djathtës ekstreme hebreje Lehava.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin sanksionuar më parë themeluesin e Lehavas, Ben-Zion Gopstein.
foto nga VCG
Sipas SHBA-së, dy nga individët e sanksionuar janë udhëheqës të grupit radikal izraelit “Tzav 9”, anëtarët e të cilit akuzohen për bllokimin e dërgesave të ndihmave për popullatën civile palestineze në Rripin e Gazës.
Si rezultat i sanksioneve, SHBA-ja do të kërkojë të ngrijë asetet që u përkasin individëve dhe subjekteve të shënjestruara dhe bankat dhe institucionet e tjera financiare mund të përballen me ndëshkime të rënda nëse bëjnë biznes me ta.
foto nga VCG
Numri i kolonëve në Bregun Perëndimor, i cili shtrihet midis zemrës së Izraelit dhe Jordanisë, tani është rritur në rreth gjysmë milioni. Duke përfshirë Jerusalemin Lindor, shifra është deri në 700.000. (Irma)