Për herë të parë në Shqipëri, trajtim kimik me dron në bujqësi
2024-07-13 16:12:28

Droni per bujqesine (Foto Rtsh)

Droni per bujqesine (Foto Rtsh)

Për herë të parë në Shqipëri aplikohet trajtimi kimik i kulturave bujqësore me dron. Një demostrim i tillë ka ndodhur në fshatin Pojan të bashkisë së Maliqit në një sipërfaqe prej 24 hektarësh të mbjella me patate.

Një spërkatje e tillë për specialistët është shumë herë më efikase se ajo tradicionale me mjete bujqësore, bën të ditur “RTSH”. 

Brikel Plasa, një nga fermerët superpotencialë të njësisë administrative Pojan shprehet se spërkatjet tradicionale kanë kosto të lartë ndaj ai është pro përdorimit të teknologjisë në bujqësi.

Fusha e Maliqit prej më shumë se 12 mijë hektarësh është e mbjellë kryesisht me grurë, misër, patate si dhe kultura të tjera prashitëse, trajtimet kimike të të cilave dhe për specialistët e bujqësisë mund të bëhen me ndihmën e teknologjisë. (Irma)