BP dhe integrimi, kryediplomati shqiptar takon homologun spanjoll dhe atë portugez
2024-07-13 16:45:41
Ministri Hasani (Foto Atsh)
Marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Europian ishin në fokus të takimit mes ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, me homologun spanjoll, Jose Manuel Albares, dhe atë portugez, Paulo Rangel, në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, shkruan “ATSH”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Hasani deklaroi se në takim shprehu mirënjohje ndaj Spanjës dhe Portugalisë për mbështetjen e vazhdueshme të rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Kryediplomati Hasani mori pjesë në Samitin e NATO-s, të zhvilluar në Uashington, në cilësinë e anëtarit të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. (Irma)
Lajmet Kryesore