foto nga CMG
Kina do të dërgojë 405 atletë, përfshirë 42 kampionë olimpikë, në Lojrat e ardhshme Olimpike të Parisit, pasi një delegacion prej 716 anëtarësh u njoftua zyrtarisht në Pekin të shtunën.
Delegacioni përfshin 136 sportistë meshkuj dhe 269 femra, të cilët do të garojnë në 30 disiplina sportive në Lojrat që do të hapen zyrtarisht më 26 korrik.
foto nga Xinhua
Zhou Jinqiang, zëvendësdrejtor i Administratës së Përgjithshme Shtetërore të Sporteve të Kinës, shpalli listën e delegacionit, duke shtuar se mosha mesatare e garuesve është 25 vjeç. Ndërkohë 223 atletë do të bëjnë debutimin e tyre olimpik në Paris.
Lojtarja e skateboardit për femra, Zheng Haohao, 11 vjeç, është anëtarja më e re e delegacionit, ndërsa 37-vjeçarja në garë, Liu Hong, e cila është në udhëtimin e saj të pestë olimpik, do të jetë atletja më e vjetër.
foto nga Xinhua
Mbi 10.000 atletë nga më shumë se 200 vende dhe rajone, pritet të marrin pjesë në Lojrat Olimpike të Parisit, nga 26 korriku deri më 11 gusht. (Fang Xiaoyu/Elona)