foto nga VCG
Të premten u publikua zyrtarisht raporti rezultateve të tregtisë së jashtme të Kinës për gjysmën e parë të vitit.
Vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 21.17 trilion juanë, një rritje prej 6.1% nga viti në vit, duke vazhduar konsolidimin e tendencës së mëparshme rritëse.
Mediat e huaja, por edhe gazeta britanike “Financial Times” besojnë se nuk është e lehtë për tregtinë e jashtme të Kinës të arrijë rezultate të tilla, duke patur një klimë të pafavorshme nga vendet perëndimore që bërtasin për “shkëputje dhe prishje të zinxhirëve” apo edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa që vendosin tarifa ndaj Kinës,
Por në cilat aspekte pasqyrohen këto arritje?
E para është rritja e shkallës. Në gjysmën e parë të vitit, shkalla e importit dhe eksportit të Kinës, për herë të parë në histori, tejkaloi 21 trilionë juanë, duke vendosur një nivel të ri. Përsa i përket ritmit të rritjes, në tremujorin e dytë, importet dhe eksportet u rritën me 7.4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përkatësisht 2.5 pikë dhe 5.7 pikë përqindje më të larta se tremujori i parë dhe tremujori i katërt i vitit të kaluar, duke treguar se momenti pozitiv i tregtisë së jashtme është konsoliduar më tej.
E dyta është cilësia më e mirë. Në gjysmën e parë të vitit, importet dhe eksportet e tregtisë së përgjithshme shënuan 65%, duke u bërë forca kryesore nxitëse e rritjes së tregtisë së jashtme. Kjo pasqyron se transformimi dhe përmirësimi i tregtisë së jashtme të Kinës, ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Modelet e tregtisë me cilësi të lartë, të përfaqësuara nga tregtia e përgjithshme, po bëhen të zakonshme. Në të njëjtën kohë, "tre produktet e reja" të përfaqësuara nga automjetet me energji të reja, bateritë e litiumit dhe produktet fotovoltaike, vazhdojnë të kenë sukses në tregjet jashtë Kinës, duke injektuar një shtysë të fortë në cilësinë dhe përmirësimin e tregtisë së jashtme.
Shkalla më e lartë e tregtisë dhe cilësia më e mirë, natyrisht do të sjellë më shumë mundësi në botë. Përveç ofrimit të produkteve me cilësi të lartë dhe çmim të ulët, Kina ka krijuar gjithashtu një treg të madh konsumi për produkte nga vende të ndryshme.
Të dhënat tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, importet e tregtisë së mallrave të Kinës u rritën me 5.2%, në krahasim me të njëjtën periudhën të vitit të kaluar. Shkalla e importeve u zgjerua në mënyrë të qëndrueshme. Ndërkohë, qeveria kineze ka nisur një sërë politikash të favorshme për hapjen, duke e bërë më të përshtatshme që produktet e specializuara nga vende të ndryshme të hyjnë në tregun kinez. Gjithashtu të ketë hapësirë më të madhe për zhvillimin e kompanive të huaja në Kinë.
foto nga VCG
Nga këndvështrimi global, tensionet aktuale gjeopolitike po intensifikohen. Proteksionizmi tregtar është në rritje, duke paraqitur sfida për tregtinë globale. Pra, pse tregtia e jashtme e Kinës arrin të rritet edhe kundër erës? Drejtori i Forumit të Kryeekonomistëve të Kinës, Wang Jun, analizoi se kjo vjen për shkak të avantazhit të kostos së “prodhuar në Kinë” dhe avantazheve të prodhimit të plotë të zinxhirit të furnizimit në Kinë. Përveç kësaj, kërkesa aktuale globale për produktet kineze është relativisht e fortë, duke nxitur eksportet e Kinës. Së bashku me përparimet e vazhdueshme në transformimin dhe përmirësimin ekonomik të Kinës, veçanërisht përparimin e shpejtë në forcat e reja prodhuese cilësore, kjo ka kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të tregtisë së jashtme.
Tregtia e jashtme është një barometër i vitalitetit ekonomik të një vendi. Performanca e shkëlqyer e "raportit gjashtëmujor" të tregtisë së jashtme të Kinës, jo vetëm që mbështet fuqishëm rimëkëmbjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit, por kontribuon edhe në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.
foto nga VCG
Kohët e fundit, shumë institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë rritur pritshmëritë e tyre për rritjen ekonomike të Kinës në vitin 2024. Kjo konfirmon edhe një herë se ekonomia kineze është ende motori më i madh i rritjes globale dhe se tregu kinez është një treg që investitorët e huaj nuk mund ta braktisin.
Raporti i fundit “Dinamika e Tregtisë Globale” i publikuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, theksoi se tregtia ndërkombëtare pati një rimëkëmbje në tremujorin e parë të këtij viti. Vlen të përmendet se pas rimëkëmbjes, tregtia globale po përballet ende me shumë pasiguri, si gjeopolitika dhe proteksionizmi tregtar.
Në përballje me mjedisin ndërkombëtar kompleks dhe në ndryshim, ekonomia e Kinës ka besimin dhe forcën për të ecur përpara mes dallgëve, si edhe për të ndarë më shumë mundësi zhvillimi me cilësi të lartë me botën. (Fang Xiaoyu/Elona)